Berisha tërbohet me ambasadorin britanik, pse mbrojti shqiptarët: Të hetohet, se paguhet nga Veliaj dhe më shpalli “non grata” kot

3 Minuta Lexim

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ka mbrojtur shqiptarët pas sulmeve të ditëve të fundit në mediat britanike.

“Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani.

Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë.

Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, deklaroi ai.

Kjo gjë ka tërbuar Sali Berishën, që prej ditësh është duke bërë politikë me raportimet e mediave britanike, që demonizojnë shqiptarët si kriminelë e trafikantë.

Berisha nëpërmjet një shkrimi në portalin e tij, iu ka bërë thirrje mediave britanike që të hetojnë edhe ambasadorin britanik në Tiranë, pasi sipas tij, ai paguhet nga Erion Veliaj dhe ka ndikuar që Berisha të shpallet “non grata” nga Britania e Madhe.

“Në fakt, ai nuk do mbahet mend për ndonjë gjë në vendin e tij dhe as në Shqipëri, përveçse pozave dhe dekorit në krah të Veliajt.

Mirëpo realiteti shqiptar nuk janë xhirot nëpër klubet e natës me Veliajn dhe as pozat në ambasadë me simbolin e korrupsionit shqiptar, Ilir Beqaj.

Ai duhet të kujtojë se është ambasador në një narko-shtet, i cili drejtohet nga krimi dhe prej krimit po rrezikon edhe vendin e tij.

Ndërkohë do kujtohet për faktin se gënjeu qeverinë e tij, duke e paraqitur një ish-emigrant shqiptar në Angli, si funksionar të lartë të PD-së.

Ky u përdor si argument nga qeveria e tij (për shpalljen non grata të Berishës, se portalit të Zenit nuk ia nxë goja ta përmendin), ndërkohë që ish-emigranti nuk është as anëtar i PD-së.

Do ishte mirë që mediat e vendit të tij të hedhin sytë edhe nga kjo gjë dhe të kuptojnë se realiteti shqiptar eklipsohet edhe nga të tillë diplomatë, që më shumë mendjen e kanë te tuxedo se te hallet e vendit të tij. Sigurisht dhe hallet e Shqipërisë”, thuhet në shkrimin e portalit të familjes Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull