Aktori Edmond Budina ka folur i pari në nisjen e protestës së opozitës para kryeministrisë. Budina tha se protestat s’duhet të ndalen deri në rrëzimin e regjimit të Ramës. Budina tha se Rama ka fe drogën, atdhe ka paranë dhe flamur ka shitjen e interesave kombëtare.
“Sot si asnjëherë jemi mbledhur në këtë shesh. Jemi këtu për të treguar forcën tonë kundër mafies në pushtet. Mafia ka uzurpuar pushtetin. Mister inceneratori, jemi këtu të ndalim mafien në pushtet. Ai na tha që jemi të pafe të paatdhe dhe pa flamur. Po ne sjemi si ai, ai atdhe ka paranë. Ai fe ka drogën, ai flamur ka shitjen e intersave të atdheut dhe ne jemi kundër të gjitha këtyre.
Mos mendojnë asnjëri se prijësit tanë do të zbresin nga qielli. Luftën tonë do ta çojmë deri në fund. Jemi kundër atyre që i shërbejnë kësaj qeverie. Ne jemi këtu për t’i thënë jo drogës, jo shpopullimit të atdheut, jo shpërbërjes kombëtare, jo varfërisë, jo shthurjes së vendit.
Ju ftoj që protestat tona të mos ndalen asnjëherë, të mos shkulemi nga këtu pa shkulur mafien e pushtetit. Deri në fitoren përfundimtare të rrijmë të gjithë së bashku kundër mafies”- tha Edmond Budina.