Arti popullor ne kryeqytet si ajerngopja ne malet e larta

2 Minuta Lexim
Arti popullor, sidomos dhe ai qytetar, ne kohen e kesaj shoqerie, te krijon ate lehtesim ajerngopes qe te shkaktojne lartesite ne malet e natyres.
Asosacionin dhe perceptimin e misherimit te identitetit tend kombetar, si asgje tjeter ta dhuron dhe te ben rob jo pengmbajtes por bukurisht pushtues, pikerisht ky art.
Nata premiere e Asamblit Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore “ Ku ka si Tirona” shumekujt qe pati rastin ta percjelle, sidomos te huajve apo turisteve te rastesishem, u ploteson dicka qe nuk gjendet guide me e mire per tua rrefyer. Kenget dhe vallet e Tiranes te bindin per nje metropol qe ekziston ne kete forme, por nuk ekziston si deshmi urbane apo arkitekturale sikunder jane kryeqytetet e rajonit e me gjetke….
Urime kesaj trupe qe fatmiresisht ka mbetur, pamvaresisht se ndjell frike cilesimi “ shteteror”!…. Kjo eshte trupe e thesareve dhe visareve te etnokultures dhe sidomos etnofolklorit, te cilat i sjell cilesisht dhe me elegancen e profesionisteve te adhurueshem.
Urime drejtuesit te kesaj trupe qe eshte institucion gjallues! Urime kompozitorit dhe drejtuesit artistik, Mjeshter Sokol Marsi!!
Kostumografia, atmosfera melodite dhe eleganca me gjithe artin e selektuar koreografik nga mjeshtri Genci Kastrati, jane shumeçka e kristalte qe kemi ne institucionin aq te dashur popullor. Ky institucion qe na ka mbetur dhe (lusim Zotin te mbetet), si karakoll i fundit i artit dhe muzikes kombetare ne kete Shqiperi qe mpaket e mpaket nga shpirti dhe shtohet nder shume te keqia…!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull