Vlora shkretohet nga institucionet vendore. Qeveria i heq dhe Kadastren

2 Minuta Lexim
Nga Anisa Muca-
Drejtoria rajonale e Kadastres se Vlores me urdher administrativ zhvendoset nga qyteti i Vliores ne Tirane. Ky urdher, detyron administraten ekzistuese te Kadastres vendore qe brenda dates 31.01.2026 te jete e vendosur ne zyrat e percakltuara nga urdheri i Drejtores se Pergjithshme te Agjencise, zonjes Lorena Goxhobelli.
Edhe pse ne urdher percaktohet se ky vendim lidhet per rritjen e efikasitetit, permiresimin e cilesise se organizimit, etj,. e verteta eshte se institucioni i Kadastres se Vlores qe mbulon nje territor administrativ nga me te vleresuarit per pasurine dhe asetet e pasurive te paluajtshme, ka qene tronditur nga doreheqjet e njepasnjeshme te drejtuesve te saj. Skandale te shumta te ndryshimit te certifikatave dhe hartave pronesore , kryesisht ne vijen bregdetare kane tronditur opinionin publik dhe kane hapur procese te shumta kalvarike gjyqesore mes pronareve dhe trashegimtareve dhe skotes se falsifikatoreve te shumte.
Largimi, besoj se i perkohshem i kadastres se qarkut te Vlores nga qyteti bregdetar, pason zhvendosje te tjera te institucioneve administrative dhe shteterore si : Gjykata e Apelit e zhvendosur në Tiranë, Gjykata Administrative e zhvendosur në Lushnje, Drejtoria e Arsimit e zhvendosur në Fier, Drejtoria e Bujqësisë e zhvendosur në Lushnjë.
Nderkohe qe Porti i Vlores aktualisht pothuajse eshte i bllokuar per shkak te nje projekti investues.
Reagimet qytetare ndaj ketij shkretimi institucional te Vlores jane te shumta dhe ne shtim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull