Fillimi i karrierës së Bekim Fehmiut si aktor

2 Minuta Lexim

Nga Fahri Musliu-

Pas përfundimit të gjimnazit në qershor 1955, në Prizren, Bekim Fehmiu konkurron për aktor në Teatrin e atëhershëm Krahinor në Prishtinë, kur edhe pranohet si aktor i rregullt. Që në fillim i jepen role të rëndësishme dhe ato i luan me shumë sukses.
Këtë e dëshmon edhe premiera e shfaqjes “Koshtana” të Bora Stankoviqit në gjuhën shqipe.
Duke parë talentin e tij, drejtuesit e Teatrit në krye me Abdurrahman Shalën e tjerët, i sugjeruan që ti vazhdojë studimet e aktrimit në Akadeninë për Teatër e Film në Beograd. Për këtë akademi ai veç ishte njohur hollësisht nga i vëllai Bashkimi i cili e kishte përfunduar arkitekturën si shqiptar i parë nga Kosova me diplomë arkitekti.
Në gusht të vitit 1956 Bekimi konkurron në Akademinë…në Beograd, dhe në konkurrencën e madhe e jep provonin dhe pranohet student i rregullt por me kusht që brenda vitit ta përvetësojë gjuhën serbokroate. Edhe këtë barrierë e kapërcen dhe diplomon në afat rekord më 1960 me notën dhjetshe dhe pranohet anëtar i rregullt në Teatrin Jugosllav të Dramës si aktor i parë shqiptar me akademi.
Mirëpo Bekimi nuk pati fatin të luaj në drama apo filma në shqip, pos në një film dokumentar Minatorët e Trepçës derisa ishte student.
Dhe kjo e ka munduar bukur shumë edhe përkundër dëshirës së tij të madhe madje edhe angazhimit në realizimin e filmit “Kur pranvera vonohet” sipas ditarit të Fadil Hoxhës, më 1978, por pas 7 muajve e ndërpret angazhimin shkaku i profesionalizmit, perfeksionimit dhe dinamikës së madhe të punës të cilën nuk kanë mundur ta përballojnë anëtarët e ekipit, por edhe të qëndrimit jo konstruktiv të drejtorit të atëhershëm të Kosova filmit Azem Shkrelit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull