Nga ‘Për’puthen në Kuvendin e Shqipërisë, Ori Nebiaj zëvendëson Grida Dumën

1 Minuta Lexim

Oriela Nebiaj i ka dhënë fund dilemave dhe do të futet si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Report TV ka mësuar se Nebiaj ka plotësuar ditën e sotme formularin e deputetes pas largimit të Grida Dumës.

E ndodhur në ‘udhëkryq’ nëse do vazhdonte moderimin e emisionit Për’puthen apo do bëhet pjesë e jetës aktive politike, duket se Nebiaj ka zgjedhur këtë të fundit duke lënë pas karrierën televizive.

Nebiaj kanidioi në zgjedhjet parlamentare 2021, por nuk siguroi dot një mandat.

Asaj iu hap rruga për t’u futur në Kuvend pasi Grida Duma la mandatin për t’u angazhuar në botën e televizionit.

Nebiaj pati siguruar 5606 vota preferenciale, duke marrë më shumë vota edhe se Sali Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull