Të mërkurën pasdite filloi procesi i krijimit të institucioneve të reja shtetërore të Kosovës.
Në seancën e thirrur me urgjencë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vetëm një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor, u zgjodhën kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, me çka u bë konstituimi i Kuvendit, organit më të lartë ligjvënës të republikës parlamentare.
Kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Albulena Haxhiu. Në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 118 deputetë. Në votimin e hapur, ajo i mori votat e 66 deputetëve. 44 deputetë votuan kundër, kurse tetë deputetë abstenuan nga votimi.
Pas zgjedhjes së kryetares, deputetët votuan për pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Në votim të hapur morën pjesë 113 deputetë. Kandidatët e propozuar nga partitë parlamentare u zgjodhën me 104 vota për, 3 vota kundër dhe 6 abstenime.
Nëkryetarë të Kuvendit u zgjodhën: Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Emilia Rexhepi nga Grupi Multietnik.
Me zgjedhjen e Kryetares dhe të nënkryetarëve u bë konstituimi i përbërjes së dhjetë të Kuvenditt ë Kosovës.
Në fjalimin e saj, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u zotua se ajo do ta ushtrojë detyrën e saj në bazë të Kushtetutës dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit, mënyrë të përgjegjshme dhe duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë deputetët e Kuvenditt ë Kosovës, pa kurrfarë dallimi.
(r.m.)

