Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira në shtim në mesditë dhe pasdite. Parashikohet mjegullinë përgjatë luginave në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare jugore fiton shpejtësi me rrahje deri në 6-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/32 | Diell re |
Kukës | 16/29 | Diell re |
Lezhë | 17/31 | Diell re |
Dibër | 13/28 | Diell re |
Durrës | 19/32 | Diell re |
Tiranë | 20/33 | Diell re |
Elbasan | 19/33 | Diell re |
Berat | 16/33 | Diell re |
Vlorë | 18/32 | Diell re |
Korçë | 12/27 | Diell re |
Gjirokastër | 12/32 | Diell re |
Sarandë | 18/32 | Diell re |