Rama reagon për akuzat e opozitës në lidhje me portin e Durresit : Investimi më madh në rajon

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sërish akuzave të opozitës për projektin e Portit të Durrësit.

Kreu i qeverisë thekson se ky është investimi më i madh ne rajon dhe se do t’u shërbejë durrsakëve që të shohin fytyrën e vërtetë të armiqve të së ardhmes së Durrësit.

‘Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!’- shkruan Rama.

Ndezjen e debatit për ndërtimin e Portit të Durrësit e shkaktoi kërkesa e qeverisë për të kaluar marrëveshjen ne Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverisë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin. Dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë vazhdimisht dalje publike dhe me të njëjtat argumente sulmojnë këtë projekt duke e cilësuar aferë korruptive të kreut të qeverisë.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull