Socialistet nisin sot mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe te qeverise ne Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nis me fjalën publike të kryeministrit Rama, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.

Foto gjatë një mbledhje të grupit të PS
Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.
Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.

