Elona Agolli, bija e shkrimtarit publikon foton e se emes diten e dasmes

2 Minuta Lexim
Kjo foto e mamit , është e ditës së dasmës duke pozuar në dhomën e pritjes së shtëpisë së vajzërisë në Shkodër . Biblioteka me dru qershie , pasqyra e madhe e kristaltë , tavolina rrethore me mbulesë mëndafshi ardhur ndoshta nga Orienti i largët , qilimi i kuq i madh i punuar me dorë , ishin gjithçka më kujtohet nga oda e miqve në fëmijërinë time .
Sa e bukur është fotoja, aq me vlerë është edhe korniza e florinjtë, me një material letër-karton e valëzuar, e lyer me vara , me një etiketë në anën e prapme ku shenjohet në gjuhën ruse enti prodhues i kornizës ( industria poligrafike e Lensovnarkhoz- sovnarkhoz ishte sistemi i këshillave ekonomikë territorialë në ish Bashkimin Sovjetik , vitet ‘50 , ‘60 , të shekullit të kaluar ). Shenjohet edhe çmimi , 16 rubla dhe tirazhi – 15 mijë kopje .
Kjo kornizë sigurisht ka qenë e fotove të babit student në Sankt Petersburg , ndoshta edhe e ndonjë fotoje familjare pas kthimit nga studimet në vitin 1957.
Sidoqë të jet , foto e mamit nuse, me buzëqeshjen mahnitëse të saj , e zhytur në bardhësinë dhe mrekullinë e fustanit nusëror , përherë ka qenë foto e dëshiruar dhe adhuruar për ne fëmijët , foto-krenaria e sallonit tonë mikpritës .

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull