Shqiptaret duhet te shihen mire ne pasqyre!

2 Minuta Lexim

Nga Gazmend M. Kapllani-

Qahen ca Shqiptare se nuk na eshte sjelle mire bota, Europa, Amerika. Ndersa ka ne kete bote etni dhjete here me shume se ne, si Kurdet, qe jane vrare e prere pa fituar kurre nje shtet e komb.
Per te mos folur pastaj per koreanet apo grupe e fise ne Afrike.
Ndersa ne, ne Shekullin e XX-te, pasi vrame e preme veten per gjysem shekulli dhe e kthyem ne kopesht zoologjik pa vizitore Perendimi, jo vetem na pranoi, por na dha ndihmat me te medha ekonomike per koke ne te gjithe Europen Lindore dhe kishin cdo deshire te na fusnin ne BE.
Por kishim Salen qe donte piramida financiare dhe ish sigurimsat qe e cuan vendin ne humnere.
Dhe ne vend qe te perfundonim ne BE perfunduam ne… Afganistan.
Ndersa ne Bosnie u masakrua nje popull i tere, ne vitin 1999 NATO beri luften e pare dhe te fundit (deri tani) ne historine e saj per Shqiptaret, duke u dhene mundesine Shqiptareve te kene dy shtete ne Ballkan, gje qe nuk ka ngjare kurre me asnje komb tjeter.
Por tani ne Kosove nuk zgjedhim dot asnje president duke krijuar atmosfere politike te ndere ndersa ne Shqiperi nuk arrestojme dot mbesen e Beqir Ballukut qe duket se ka vjedhur me shume edhe se Sulltan Abdulhamidi.
Por pastaj na e ka fajin Amerika dhe Europa, te cilat kemi filluar ti mallkojme as per veten tone por per Iranin apo Gazin.
Shqiptaret duhet te shihen mire ne pasqyre dhe te kuptojne se problemi yne me i madh ka qene dhe mbetet vetvetja dhe jo te huajt (ata shpesh vetem na kane ndihmuar, madje me shume se sa c’kane bere me te tjeret rreth nesh).

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull