Nga Dashnor Kokonozi-
Që një revistë si GEO t’i kushtojë një vendi kopertinën e parë, kjo duhet marrë si një nder dhe një privilegj që nuk i bëhet kujtdo.
Titulli: “SHQIPËRIA, perla e re e Mesdheut.”
Dhe Shqipëria e tillë është. Më saktë: e tillë ka qenë. E dimë mirë se si është masakruar ajo vitet e fundit; si i janë vjedhur terrenet arkeologjike; si është zhdukur çdo hapsirë e gjelbër, si është betonuar dhe ndotur nga plehrat e pluhuri; si iështë marrë fryma me ndërtime pa asnjë plan apo logjikë urbanistike. Gjej shesh e ngul pallate!
Shqipëria është shndërruar në një showroom për politianët e rinj nga e gjithe bota që të kuptojnë se çfarë mund t’i bëjë korrupsioni dhe klientelizmi politik një vendi.
Por këtë le ta mbajmë si sekret midis nesh.
Sikur, të paktën infrastruktura ku do të lëvizin ata që pritet të vijnë, të mos i tradhtonte e rrezikonte bukuritë e atij vendi…

