PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon hetimin.
“Masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit është vendosur në nëntor 2025. Në 16 dhjetor 2025 Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestim.
Këshilli pasi dëgjoi prokurorët dhe mbrojtësit e deputetes, zhvilluam diskutimet tona dhe në përfundim kemi këtë qëndrim.
Prokuroria thotë se janë shtuar fakte dhe episode të reja penale çka e shton sanksionin e veprës dhe dëmin hipotetik që ka pësuar shteti.
Në vlerësimin tonë nëse do pranohet fakti se çdo zgjerim i hetimit konsiderohet rrethanë e re që të justifikojë arrestin, çdo procedim penal me shumë episode do përfundonte në paraburgim”, u shpreh Ulsi Mnaja, teksa lexoi raportin e PS.
“Lidhur me nevojën për rëndimin e masës së sigurisë, Këshilli mori në konsideratë kuadrin ligjor për zv e masës, kjo dispozitë kërkon ekzistencën e fakteve të reja. Tani SPAK në relacion thotë janë shtuar edhe disa fakte e episode të reja të cilat e shtojnë automatikisht dëmin hipotetik që ka pësuar shteti nga këto procedura. Në vlerësimin tonë rëndimi i masës do të thoshte kalimi në paraburgim, kur ky duhet të ishte masa e fundit. Ka një fakt që nuk ndryshon, vepra penale, ajo mbetet e njëjta. Pretendimi nuk përmbush kushtet.
Paraburgimi, është masa e fundit, Nuk ka një vepër penale të re, është vetëm ajo e shkeljes së barazisë në tendera. Ngelet e njëjta vepër. Pretendimi për rëndimin e situatës, nuk ndryshon.” – vijoi ai më tej.

