Padia në Gjykatën e Strasburgut për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

6 Minuta Lexim
Nga Refik Hasani –
Pasivizimi i adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik dhe diskriminimin, duhet kuptuar si pasoje që prodhon efekte, përtej administrative. Duke mos poseduar dokumente identiteti, atëhere jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë.
Nuk mund të kryej asnjë veprim ligjor, nuk kam asnjë të drejtë të filloj, të kryej, të vazhdoj dhe të ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve të tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.
Nuk mundem të votoj e të jem i votuar, humbas të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbimet sociale, humbas të drejtat civile, humbas të drejtën të blej ose të shes, humbas të drejtën të regjistroj, e trashëgoj pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.
Do të humbas përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.
Serbia përmes pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje, një strategji të qartë dhe me veprime konkrete. Ajo po arrin të shpopullojë zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.
Serbia vazhdon t’i shkelë, cënojë, mohojë, diskriminojë në të drejtat themelore individuale dhe  kolektive shqiptarët e Luginës.
Për këtë arsye është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si dhe mbi spastrimin etnik dhe diskriminimin sistematik.
Raporti do të figurojë në dokumentin e Progresit për Serbinë për vitin 2021, teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga eurodeputetët.
Parlamenti Evropian për pasivizimin e adresave mbi spastrimin etnik-diskriminimin, më shumë se një dekadë vazhdon të ngrejë diskutime me fakte e prova.
Edhe në raportin e 2 majit 2025, theksohet qartë se denoncojnë spastrimin etnik, diskriminimin sistemik ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë. Në raport theksohet se anulimi i adresave të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.
Me shumë ndikim e relevancë ndërkombëtare është bërë prej Parlamentit Evropian. Mandej, në vazhdën e kësaj situate është prezentuar edhe projekt rezoluta e iniciuar nga kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën më 21 janar 2026.
Prezantimi u realizua në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, duke u propozuar si arsyetim i bazuar në Rezolutën me numër H.R. 6411.
Padia e bërë më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, edhe pse është regjistruar për një individ, bën fjalë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Gjykata Evropiane në Strasburg, shqyrtoi shumë prova të mjaftueshme. Nderkohe që raportimet e mediave ndërkombëtare, veçanërisht dhjetra hulumtimet investigative të tyre shtuan besueshmërinë e gjykuesve.
Procesin e ndihmuan disa organizata për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Serbisi dhe në Europë.
Kjo Gjykatë i posedon faktet, dhe do të vendosë që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativ diskriminues apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia, si një spastrim etnik dhe diskriminim ndaj shqiptarëve.
Gjykata Evropiane në Strasburg, do të përfshijë edhe raportimet e parreshtura të vetë OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit shkencor e akademik që e potencojnë me fakte e referenca që pasivizimi i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar.
Aparati administrativ i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat me qëllim arritjen e objektivit të  spastrimin të heshtur shtetëror të Serbisë nga shqiptarët.
Kujtoj opinionin e gjerë, sipas shenimeve që posedohen dhe janë të qasshme edhe në Republikën e Sllovenisë një padi e tillë u ushtrua për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës.
Procesi i përkiste një shtetasi të përkatësisë së minoriteteve.
Gjykata e Strasburgut ka nxjerrë një vendim të prerë dhe është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit ndaj minoriteteve të tyre.
Pasivizimi selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaçëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është një spastrim etnik dhe diskriminim.
Me këtë dukuri përballen shqiptarët, janë rreth 25 mijë qytetarëve, jo vetëm të këtij rajoni por edhe  gjithandej Serbisë.
Me vendimin final të Gjykatë Evropiane të Strasburgut, pas argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të larta të Serbisë, kjo nënkupton një sfidë të fituar  dhe që pritet t’i japë fund spastrimit etnik.
Kjo do të vlejë jo vetëm për shqiptarët e dëmtuar si të sanksionuar në krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por për gjithë shqiptarët e Serbisë.
Rasti i zonjës Teuta Fazliu nga Bujanoci, e cila nuk i ka ndaluar betejat ligjore të ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin, eshte nje prove autentike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull