Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer: Kemi mbledhur 40 vende për të rivendosur lirinë e lundrimit

1 Minuta Lexim

Kryeministri britanik, Keir Starmer përmes një postimi në “X” ka shkruar se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është e dëmshme. Ai thekson se vënia në lëvizje e transportit detar global është jetike për të lehtësuar presionet e kostos së jetesës.

Starmer shton se Britani aka mbledhur 40 vende që ndajnë qëllimin e tyre për të rivendosur lirinë e lundrimit.

“Mbyllja e vazhdueshme e Ngushticës së Hormuzit është thellësisht dëmtuese. Vënia në lëvizje e transportit detar global është jetike për të lehtësuar presionet e kostos së jetesës. Mbretëria e Bashkuar ka mbledhur më shumë se 40 vende që ndajnë qëllimin tonë për të rivendosur lirinë e lundrimit. Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të bashkëorganizojnë një samit për të çuar përpara punën mbi një plan të koordinuar, të pavarur dhe shumëkombësh për të mbrojtur transportin detar ndërkombëtar kur të përfundojë konflikti”, shkruan Starmer.

Presidenti francez Emmanuel Macron në “X” shkroi se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të zhvillojnë bisedime që synojnë rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se ky do të ishte një mision “strikt mbrojtës”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull