Ushtria e Iranit kërcënon anijet në Detin e Kuq nëse vazhdon bllokada amerikane

1 Minuta Lexim

Ushtria iraniane ka kërcënuar me anijet në Detin e Kuq nëse SHBA-të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së tha se bllokada ka “ndalë plotësisht” tregtinë ekonomike detare të Iranit.

Një komandant thotë se nëse SHBA-të krijojnë “pasiguri për anijet tregtare dhe cisternat e naftës të Iranit”, Irani nuk do të lejojë “të vazhdojë asnjë eksport ose import” në tre rrugët kryesore ujore, raporton BBC

Bllokada amerikane e porteve iraniane filloi të hënën dhe ushtria amerikane tha të martën se asnjë anije nuk kishte kaluar nëpër të në 24 orët e para.

Donald Trump thotë se Kina është “shumë e lumtur” që “po e hap përgjithmonë” ngushticën, duke pretenduar se po e bën këtë për ta “dhe për botën”.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan i tha BBC-së se bisedimet për zgjatjen e armëpushimit me Iranin janë duke vazhduar; një zëdhënës iranian thotë se një shkëmbim mesazhesh po vazhdon në lidhje me bisedimet e mundshme.

Lagjet e Teheranit janë bërë “të panjohshme” me shumë ndërtesa të shkatërruara, i thotë BBC-së një punonjës bamirësie në Iran.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull