News24 ka shkuar në banesën e 89-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitës të armatosur. Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës.
Gruaja e viktimës, Çaush Shehajt tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna.
E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.
“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara.