Vrau 89-vjeçarin për lekë në Mallakastër, në 2020 përdhunoi vajzën 23-vjeçare në grup. Si i shpëtoi drejtësisë?

1 Minuta Lexim

Njëri prej autorëve të vrasjes dhe grabitjes së Çaush Shehajt në fshatin Klos të Mallakastrës, Musa Gudo është arrestuar më parë për përdhunim dhe shantazh.

Në 5 maj 2020, një vajzë 23-vjeçare nga Fieri deklaroi se Gudo, me të cilin kishte pasur një lidhje intime, e ftoi në shtëpinë e tij dhe e abuzoi seksualisht me të, bashkë me një mikun e tij.

Ajo shtoi se Gudo e kërcënoi t’i jepte para së bashku me mikun e tij. Në gjykatën e Fierit, Musa Gudo u shfajësua duke thënë se i kërkoi para 23-vjeçares pasi ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike.

Ai mori përsipër fajin duke përjashtuar nga akuzat mikun e tij. Në 15 maj 2020, Gjykata e Fierit la në burg Musa Gudon, kurse për mikun e tij caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Nuk dihet se si më pas, Musa Gudo është liruar, por lirimi i tij rezultoi fatal për sistemin e drejtësisë dhe jetën e Çaush Shehajt, i cili dje humbi jetën nga dhuna e ushtruar nga Musa Gudo dhe miku i tij Ervis Halimi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull