Thagma tjetër me shitjen e energjisë

1 Minuta Lexim

Klodian Tomorri

Pas thagmes se djeshme do kemi thagmen tjeter sot. Meqe kryeministri tha se na mbyti llumi i dizinformimit per punen e administrimit te Kaskades.

KESH sapo shiti 8040 megavat energji. Cmimi mesatar me te cilen u shit ishte 82.2 euro per mega. Meqe kryeministri i sulmon mediat kur shkruajne per keto pune, ne nuk po shkruajme gje.

Le t’i beje vete kryeministri krahasimet. Sa po shitet energjia publike e shqiptareve sot dhe sa po shitet energjia ne burse sot? Te na e thoje kryeministri sa here me lire se tregu po e shesim energjine. Ne nuk po themi asgje.

Ah po. Kete do e themi.
Ky eshte nje model tregu i kalbur deri ne rrenje. Sepse ne kohe prurjesh tregtaret private tallen dhe kerkojne energjine e Kaskades falur. Ndersa ne kohe thatesire qytetareve u ngulet thika deri ne palce me cmimet. Ne te dy rastet, sekseret ja vene shkelmin ne fyt qytetarit dhe interesit publik.

Cfare emri t’i veme kesaj tani?
Keq te kemi energji, keq te mos kemi. Hall te kemi reshje, hall te kemi thatesire. Keq te rruar e keq te qethur. Mallkim ne cdo skenar. Por mallkim me administrim te shkelqyer aman.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull