Anglia “ping pong” ndaj Iranit, skuadra e Southgate fiton thellë dhe merr tre pikët

1 Minuta Lexim

Anglia ka arritur të marrë një fitore të thellë me rezultatin 6-2 ndaj Iranit në Kupën e Botës.

Skuadra e Southgate e nisi gjithçka me një vrull të madh, por goli i parë erdhi në minutën e 35-të me anë të një goditje me kokë nga Bellingham.

Nuk vonoi shumë goli i dytë, pasi në minutën e 43-të, ngha një asistim i Maguire, Saka lëshon një predhë të vërtetë duke dyfishuar shifrat. Pjesa e parë nuk u mbyll me këtë rezultat, pasi Sterling trefishon shifrat.

Pjesa e dytë nuk solli ndonjë surprizë, pasi në minutën e 62-të ishte përsëri Saka i cili shënoi edhe golin e katërt. Goli i nderit nga miqtë erdhi në minutën e 65-të me anë të Taremi.

Por, Rafshford vulos gjithçka në minutën e 71-të pas asistimit të Kane. Anglia shihet padyshim si një nga pretendentët e këtij turneu.

Të gjithë menduan se gjithçka u mbyll me kaq, por në minutat e fundit të lojës, ishte Grealish i cili shënon edhe të gjashtin.

Irani shënon edhe golin e dytë pas një penalltie në minutën e 13-të të shtesës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull