Protesta ne diten e 21 te saj, e zhvilluar nje dite me pare qe ka zgjatur edhe gjate nates, shenon rekordin me te madh te pjesemarrjes masive qytetare ne Shqiperi. Mijera e mijera qytetare prej ores 19.00 jane grumbulluar se pari ne Sheshin Skenderbej dhe mandej kane demonstruar me parrulla e thirje njezereshe “Rama jep doreheqjen!”, “Rama ne Burg, Berisha ne Burg”, “Shqiperi e re”, “Doreheqje!” etj. , etj. Pas fjalimeve te mbajtura kryesisht prej protestuesve te ardhur nga diaspora, ku kerkohet me kembengulje doreheqja e qeverise, krijimi i nje qeverie teknike, pergatitja e procesit zgjedhor te pavjedhshem dhe largimet e te korruptuarve, protestuesit diku nga ora 10 kane rrethuar simbolikisht seline e Kryeministrise, duke dhene te kuptojne se jane te vendosur per ta vazhduar betejen e tyre pakthim.
Hapësirat dhe rrugët përreth Kryeministrisë u mbushën brenda pak minutash nga mijëra qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora. Fluksi i pandërprerë i protestuesve, duke krijuar një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në kryeqytet, ka mbajtur te ndezur atmosferen.
Turma e madhe është pozicionuar përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë shpalosur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Nuk kane munguar ne kete dite proteste as flamujt amerikane.
Kete proteste e kane pasqyruar gjate dites se djeshme dhe sot pothuajse te gjitha mediat prestigjioze nderkombetare. Shume prej protestuesve gjate nates kane qendruar para kryeministrise duke njoftuar se kane gjithe fuqine per ta vazhduar qendresen dhe protesten e tyre deri ne ndryshim te qeverise dhe ndryshimin e gjendjes aktuale ne Shqiperi.

