Mos e vrisni Hysenin e as Vloren!

11 Minuta Lexim
Screenshot

Nga Arben  Shalesi-

Kohë më parë Ju Kryeministri i vendit Tuaj, jo i vendit Tonë, pasi tashmë vendin Tonë e keni shkërmoqur nga Vermoshi në Konispol, duke e shitur, falur fytyrave më të urryera në botë,
shtyrë e pështyrë këtë vend të begatë nga perendia, ama të mallkuar prej Zotit me këtë qeveri e
qeverisje të ndyrë e të korruptuar deri në çdo qelizë, padiskutim më e korruptuara  dhe ne rivalitet me Burundin.
Tani përsëri e kemi fajin ne “llumi” edhe për Hysenin, e gjejmë rastin t’i kërkojmë ‘ndjesë’ të gjatit, si dhe të shkurtërve, shkurtave.

Por fajin më të madh nuk e kemi ne, por Ju KM-ja i botës së krimit, si dhe  llumrave që në Kushtetutën Tonë të ‘mjerë’ quhen President,  e që populli e thërret ”Bako”…!. Mjaft që edhe ky nuk bën si orangutangët e tjerë për të imituar tradhëtarin ‘Ismail Qemal’…!( Shiko anëtarët e P.S-së apo të kabinetit përpara se të promovoheshin e kishin dy gisht fytyrë të lirë, tani…..).
Në media, port-hale e kudo e kryqëzuan fatzezën “Hyseni”, nuk besoj ta kenë kryqëzuar për ‘fe’ e as për ide, as duke menduar se mund të ketë lidhje farefisnore me “Sadam Husein”, por thjesht
e vetëm e vetëm se ishte Kryetare e Shërbimit Informativ Shtetëror, propozuar nga i gjati që thirret ‘Xhirafa’ e dekretuar qorazi nga i shkurtri, që thirret “Bako”, me demek bazuar në Ligji
Ligjin Nr. 8391, datë 28.10.1998 ("Për Shërbimin Informativ Kombëtar",, ndryshuar në SHISh (ndryshuar emërtimi nga “Shërbimi Informativ Kombëtar” në “Shërbimi Informativ
i Shtetit”; Tashmë që kemi mësuar diçka më shumë se çfarë ka ndodhur me ‘Hysenin-Valona’ e kemi disi më të thjeshtë të pyesim: Ç’faj ka e kryqëzuara/e ndjera/mosqoftë “Hyseniiiii”? E ngarkoi Thaçi, e shkarkoi Kurti, e ngarkoi i gjati, e shkarkoi i shkurtri…. E çfarë faji ka ajo, pse doli profecia e të nderuarit Kurti.?!!!! Çfarë faji ka apo kishte ajo, pse luftojnë dy shqipëtarë kundër njëri-tjetrit njëri super i korruptuar dhe tjetri super i ndershëm, pse e shkarkonte si funksionare të dyshimtë……

I thanë të bëhej dhe u bë, e papunë ishte. Madje, këshillonte poshtë e lart, para dhe mbrapa…  Ku ka të shkarkuar që nuk dëshiron të ngarkohet!!! E “Hyseni/ja” Valona u ngarkua,
me këtë nuk dua të them që u mbars, u bë Kriiiiietare.  E dekretoi dhe kaq ishte. Hysen-ja” filloi. E çfarë do të bënte një e shkarkuar me dyshime si agjente e “Serbisë”, që mendoj se Serbia nuk ka faj, gjen bashkëpunëtorë për të mbrojtur vendin e vet dhe për të sulmuar shqipëtaret e Kosoves dhe të Serbisë.

Kryeministri i ish Shqipërisë ishte në të drejtën e tij të propozonte një person për Krieeetare (se ne nga juga i themi krietarë të varfërës, siç thoshte ish Kryetari i Kuvendit të
Shqipërisë në një kohë: Prekuroria) të SHISH/it.  Ai e mendon në mënyrën e tij të diktatorit/të korruptuarit kush i duhej në atë karrikie, si i duhej, gjinia, forma, përmbajtja, pra një person me
–cen/i shkarkuar-, mjaft që ti shkonte mas avazit dhe të manipulonte çfarë ti thoshte nëpërmjet emisarëve të tij, një ndër ata “Agasi”, ky i fundit te Hyseni, të falsifikonte informacione dhe të
fabrikonte informacione, për cilindo, përfshirë politikanë e kundërshtarë të tij brenda familjes së tij politike, gjyqtarë e prokurorë të pabindur, persona që nuk pranonin bocchino e as leccaculo
(magjistratë të drejtë e të ndershëm), për t’i përdorur sipas interesave të tyre, të promovonte figura tradhtare për Kombin, megjithëse e paralajmëruar nga Kryeministri i Vërtetë i
Shqipëtarëve z.Albin Kurti.
Përsëri ç’faj ka “Drenica”, kur këndonte e nderuara Leonora Jakupi?!!! Çfarë fali ka as Hyseni as Valona, pse na paska pirë një shishe verë me një të pretenduar/aspiruar si shok, pavarësisht nga
çmimi i verës, që gjithësesi joshës?!!!

O e ‘mjerë opozita ime’, cili nga Ju nuk do të pinte një shishe verë me Kriiietaren e ShISh-it? E çfarë bëri pse e piu, e çfarë bëri pse i shkroi një sms”… do të përfundojmë keq ‘shpirt’” ? Po ku është e ndaluar në ligj, etikë, moral, bibël as kuran të dashurosh, e të të dashurojnë?!!!! E kryqëzuam, e sidomos të mjerët opozitare, se fajin na e paska kjo që u ngarkua!

Jo, jo o të mjerë, fajin e kanë të shkurtrit, që firmosen në verbërinë e tyre, pa kryer asnjë verifikim.(Që të jem i ndershëm edhe unë që bëj ndershmërinë me këtë shkrim, nëse do të më merrnin nga askushi e të më bënin president do të thoja deri në vdekje: Yes sir!, yes sir, yes sir, e pse duhet të mos firmosë çdo paligjshmëri i verbëri, e sidomos kur Kushtetuta papërgjegjshmërinë e tij në firmë e ka mbrojtur, në mos gabohem, në nenin 90 të saj, duke e imunizuar bagëtinë në aktet e kryera në saj të detyrës së tij!
Dëgjojmë gazetarucë, deputetucë e deputetuce, e lloj lloj e sorollop që ulurijnë: Ra shteti, ra siguria kombëtare etj,etj…!

O të mjerët e mi, shteti bjen nëse ka patur shtet e ne këtë nuk e kemi, ). Nese nuk dini nocionin shtet jeni të falur. Bie siguria kombëtare nëse e kemi patur, po çfarë sigurie kemi ne, populli më i varfër i botës, ndërkohë natyra më e pasur e botës, përjashtuar aty ku kanë vënë dorë qeveritë.
Nëse doni Ju të mjerët e mi nuk e kam fjalën për kryeveprën e Viktor Hygo-it “Les Miserables”, por për Ju të mjerë opozitare. Tharë trupi e truri, të korruptuar po aq sa pozita ama
sipas perqindjes së fituar në zgjedhje dhe i merrni në çdo institucion apo tender nëpërmjet njerëzve tuaj në biznese. Nuk e shaj Balluken thotë Flamuri i partisë se e kam komshije….dhe merret me Valonën-Hyseni pse shkruan sms.

Po nëse nuk do t’i shkruante ato sms, si dhe nëse nuk do të thoshte’shpirt’, brenda javës nuk do të ishte më krietare, se Agasi i shkurtër e shkarkonte me të
gjatin o njerëz! Se agasi i shkurtër ishte Mon Kukaleshi i Qazim Mulletit.

Po çfarë bëri Valona, takoi shokun e saj, i cili na qenka kriminel për ca tendera të manipuluar, po i gjati që parreshtur takon e flet me kriminelë, vrasës me pagesë e pa pagesë, deri aty sa i telefonon edhe nëpër burgjet e Shqipërisë për tju kërkuar të shantazhojnë protestuesit, punë të cilën e kanë bërë, (Merrni tabulatet e të gjatit e të shkurtrës, të bërë këmbë e kokë Bulluke, me Pëllumrat, Celajt, Bajrajt  etj., etj.). Madje jo vetëm që i marrin në telefon, por i marrin dhe në shoqërime qeveritare jashtë Shqipërisë nëpër Maruba, e Aruba, nëpër Dubai e Shanghai, nëpër USA në çdo shtet, por dhe i bëjnë Invstitor Strategjikë.
A doni një faj sado të vogël të Valona-Hysenit: Që nuk ka deklasifikuar me kallëzim penal informacionet që kanë patur për Unazën e madhe si herën e parë (të anulluar) ashtu edhe herën e
dytë të kryer dhe tjua plaste SPAK-ut në zyrë, me kallëzim penal me shkrim.

A doni të dini një faj të dytë sado të vogël të Valona-Hysenit: Që nuk ka deklasifikuar me kallëzim penal informacionet që kanë patur për të gjithë tenderat e hapur dhe të fshehtë të APP-
së, ASHK-së, ARRSh-së, të gjitha ministrive etj., etj, dhe t’ia plaste SPAK-ut në zyrë me kallëzim penal me shkrim. ARRSh-së për tenderin e tunelit të Llogorasë së Ballukes dhe t’ia plaste SPAK-ut në zyrë me kallëzim penal me shkrim .
A dooni të dini një faj të tretë sado të vogël të Valona-Hysenit: Që nuk ka deklasifikuar me kallëzim penal informacionet që kanë patur për të gjithë tenderat e karburanteve në Republikën e
Shqipërisë, si dhe kontrabandën në portin e Porto Romano-s, apo dhe me cigare me të dhe t’ia plaste SPAK-ut në zyrë me kallëzim me shkrim.
A dooni të dini një faj të pestë e pesëqindtë në korrupsion sado të vogël të Valona-Hysenit: Që nuk ka deklasifikuar me kallëzim penal informacionet që kanë patur për të gjitha lejet e ndërtimit
që janë dhënë në Republikën e Shqipërisë nga Keshilli i Territorit, për të cilat gjenden nga i gjati arkitektë të huaj dhe çmimi për m/² ka shkuar nga 13-18 € përpara në 90 € m/².
E për mos u zgjat me teper, pasi nuk thashë asgjë të re, përpos çfarë dihet, dihet edhe që në vitin 2013 me premtimin brilant’ : “nuk kemi parë gjë akoma”, shqiptarët e mjerë, janë vjedhur
fiks 4 katër miliard euro nga korrrupsioni qeveri-opozitë.
E të lumtur e në lumturi ne, për qeverinë e qeverisjen që kemi! E të mjerë ne, për opozitën që kemi…..!
O opozitë e mjerë, fillojeni nga koka llogarinë nga “Bakua” e pastaj më poshtë në vijim, se Bakua mirë që e ngarkoi qorazi, por nuk duhej kurrsesi të shkarkonte pa kërkuar letrat me sy hapur e të arsyetonte dekretin se çfarë ka ndodhur ….. E për këtë jam i sigurtë, se tani të shkarkuar janë, ama e kanë fuqine ende llumi, i llumit dhe llumeve femra që qeverisin, edhe tashmë ne undeground.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull