“Vepër arti” nga Richarlison, Brazili thyen me spektakël Serbinë

1 Minuta Lexim

Nuk është Neymar, as Vinicius Junior apo Raphinha, por Richarlison heroi i momentin për Brazilin në këtë Botëror.

Sulmuesi i Tottenhamit realizoi ndoshta golin që do të shpallet më u bukuri i “Katar 2022” në sfidën ndaj Serbisë, e fundin e raundit të parë të fazës së grupeve, e fituar 2-0 nga “Seleçao”.

Një vepër arti e ofruar nga qendërsulmuesi 25-vjeçar, vetëm 11 minuta pasi kishte zhbllokuar sfidën.

E pamundur për Serbinë që të bënte më shumë përballë pesë herë kampionëve të botës, të cilët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, gjithsesi, përfaqësuesja ballkanase i ka mundësitë për ta kaluar grupin, por do t’i duhet ndoshta të marrë maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e mbetura kundër Kamerunit dhe Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull