Mbi 430 kg kokainë nga Mali i Zi në Fier, Abazoviç: U koordinuam mirë me Shqipërinë

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se konfiskimi i 430 kilogramëve kokainë në Fier është bërë i mundur në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi.

“Në korrik kam njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme.

Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar. U vendos që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë”, u tha ai mediave vendase, shkruan Euronews Serbia.

Abazoviç shtoi se nuk janë të sigurt ende se e kujt është ngarkesa dhe dinë vetëm disa të dhëna operacionale nga Shqipëria, por ka theksuar se autoritetet e të dyja vendeve po hetojnë.

Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull