Senegali triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj vendasve të Katarit, në sfidën e vlefshme për Grupin A të Botërorit 2022.
Një fitore mëse e merituar e afrikanëve, që kanë siguruar kështu 3 pikët e para të grupit, përballë një Katari që u ngushëllua me faktin e shënimit të golit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, falë golit të Dia, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan plot 3 gola të tjerë.
Diedhiou dhe Dieng shënuan 2 herë për Senegalin, ndërkohë që golin e vetëm për Katarin e shënoi Muntari. Me këtë humbje, skuadra pritëse e Botërorit është zyrtarisht e eliminuara e parë.