Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një videoje me AI në rrjete sociale, ka njoftuar miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 çerdheve dhe kopshteve të reja në kryeqytet. Në reagimin e tij, Veliaj ka ngritur edhe pretendimet për largimin antikushtetues nga detyra dhe transferimet nga një qeli në tjetrën. Teksti i videos me Ai eshte si me poshte:
Flet Erion Veliaj, kryetar i Bashkise se Tiranes, ne izolim me burg.
Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!
Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!
Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!
Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:
Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë
Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë
Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë
Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë
Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë

