Nga Bahri Cani-
Gruda me paraqitje të jashtëzakonshme kundër Serbisë në Beograd…
Brajan Gruda, i biri i Bujar Grudës nga Shqipëria me origjinë nga Shqipëria, që jeton në Gjermani vazhdoi traditën e Xhakës e Shaqirit – të shënojë gola kundër Serbisë. Në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren e Gjermanisë, Brajan Gruda shënoi një gol jashtëzakonisht të mirë kundër Serbisë, për të ngritur rezultatin në 3:0. Në fund Gjermnia fitoi në Beograd 3:1.
Gruda është vetëm 22 vjeç dhe ka vendosur të luajë për Gjermaninë. Ai zyrtarisht është lojtar i Brighton, i huazuar nga RB Leipzig, i cili mund ta blejë përfundimisht për 25 milionë euro në fund të sezonit.
Mbrëmë në Beograd ishte më i miri në fushë, ndërsa trajneri Klopp pati fjalë shumë të mira për lojën e tij.
A ka mundur të luajë edhe për Shqipërinë? E kjo është një temë tjetër që tani me siguri do të komentohet shumë, por fakt është që Gjermania ka fituar një lojtar vërtet shumë të mirë dhe me perspektivë.

