Alice Weidel, shefja lesbike e AfD-së, Partisë më të votuar në Gjermani

10 Minuta Lexim

Nga Ermal Mulosmani-

Profili i politikanes gjermane Alice Weidel më ka tërhequr prej kur e kam parë për herë të parë. Më dukej si një pasardhëse e krijesave të konceptuara nga klinikat e fertilizimit të Hitlerit, ku gra të bukura norvegjeze kryqëzoheshin me meshkuj gjermanë (shpesh oficerë SS) për të krijuar atë që e quanin racën superiore. I gjithë procesi u njoh si Lebensborn.
Alice me flokët biond, sytë bojëqielli dhe parametrat e tjerë fizikë të shkëlqyer, ta çon pak mendjen atje. Dhe vërtetë, mediat gjermane dhe ndërkombëtare kanë zbuluar disa detaje mbi gjyshin e saj, Hans Weidel, i cili ka qenë anëtar i Partisë Naziste, pjesë e strukturave SS dhe gjyqtar ushtarak i emëruar nga Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Alice ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me të dhe nuk dinte detaje për të kaluarën e tij. Pavarësisht se e ka gjysh 🙂.
Nganjëherë më duket sikur është motra e Liam Neeson, aktorit të madh që luan rolin e Shindlerit te filmi kult “Lista e Shindlerit.”
Pastaj, fakti që arriti të ketë sukses të jashtëzakonshëm politik (Partia e saj Alternativa për Gjermaninë sot kryeson në sondazhe), e bëri edhe më interesante.
Alice sot është 47 vjeçe dhe është e shenjës së Ujorit. Është bashkëkryetare e AfD-së dhe Kryetare e Grupit Parlamentar të kësaj Partie në Bundestag.
Ka studiuar për ekonomi në një Universitet publik ku ka spikatur ndër më të mirët. Punoi në Bankë menjëherë pas shkolle. Edhe aty bien ë sy për mirë, ishte analiste e zonja. Por i zgjati pak puna në Bankën e Frankfurtit.
Ishte 27 vjeç kur vendosi të shkojë në Kinë. Punoi atje për 5-6 vjet, nga viti 2006 deri në vitin 2011.
Alice ka pasë mentor një profesor Universiteti të famshëm nga Universiteti në të cilin studio në Bayreuth, Peter Oberender. Në vitin 2011, pak pasi ishte kthyer nga përvoja kineze, Profesori e ndihmoi në temën e doktoraturës me titullin e çuditshëm: “Sistemi i Pensioneve në Kinë”.
Aso kohe profesori ishte 70 vjeç por me ndikim në jetën publike të Gjermanisë. Vdiq në vitin 2015 por, përpara se të vdesë, ishte ndër iniciatorët kryesorë për formimin e AfD-së.
Profesori vdiq por pasuesja e ndoqi vijën e tij.
Alice thotë që u bashkua me këtë forcë politike prej kundërshtive që kishte për Eurozonën. Embrioni i AfD përfshinte shumë ekonomistë liberalë me mjaft ndikim dhe reputacion në vend.
Interesante, Partia AfD, praktikisht e krijoi degën e saj të parë në ditëlindjen e 34-t të Alice, më 06 Shkurt 2013. Atë ditë iu dha edhe emri që ka sot Partia (Alternativa për Gjermaninë). Partia u krijua në një Kishë.
Shumica e 18 themeluesve e braktisën partinë në vitet në vijim…. Alice ishte diku aty, por më shumë merrej me ekonomi. Për nja dy vjet (2011-2013)Ishte shefe e madhe diku në një Bankë të rëndësishme të Frankfurtit por edhe konsulente biznesi për shumë kompani të rëndësishme gjermane.
Pastaj erdhi politika e AfD-së.
Por përpara se të shkoj te politika diçka për jetën personale.
***
Deri në moshën 30 vjeç (viti 2009), megjithëse Alice është shumë e bukur, nuk ekzistojnë të dhëna për ndonjë aferë apo lidhje me meshkuj. Zero thashetheme. Ose e ka mbajtur fort sekrete ose vërtetë nuk ka pasur.
Në vitin 2009, në moshën 30 vjeçe, Alice deklaroi hapur që preferencat seksuale të saj i takojnë ekskluzivisht gjinisë femërore. Ajo deklaroi mardhënien e saj lesbike me Sarah Bossard, një producente filmash me origjinë nga Sri Lanka (një ishull i madh në jug të Indisë) por e lindur dhe e rritur nga një çift adaptues zvicerian. Pra ishte zviceriane me rrënjë nga Sri Lanka.
Alice shpjegon se shtysa për në politikë erdhi pikërsht nga Sarah. Ajo tregon sesi një ditë, në një festë, ndërsa ishte duke ankuar e grirë sallatë për politikë, Sarah ia ndërpreu fjalimin:
“Ik bëj diçka në politikë, mos më grij sallatë mua” .
Dhe Alice shkoi vërtetë.
Megjithatë, AfD e vitit 2013 nuk ishte AfD e sotme. Ajo filloi kryesisht si një lëvizje euroskeptike. Gjatë viteve në vijim, imigracioni, Islami, identiteti kombëtar dhe çështjet kulturore u bënë gjithnjë e më qendrore për Partinë.
Ndërsa profili politik i Weidel u rrit, jeta e Bossard ndryshoi në mënyrë të pashmangshme me të. Miqtë e përbashkët të botës së filmit nuk po arrinin të besonin që Alice, partnerja e Sarës, të katapultohej në mënyrë të furishme si politikane e famshme në Gjermani. Ishin mësuar ta shihnin ndryshe Alice-n, të qetë, të butë, me dritë. Ndërsa në Gjermani dukej e fortë, radikale, ekstremiste.
Nga ana tjetër Sarah producente filmash, liberale, që ruan në mënyrë të shenjtë privatësinë. Kurioz jam me e ditë çka ndodhë në shtëpinë e tyre. A bie dakort Sara për politikat e Alice apo nuk do t’ia dijë për to? Për çfarë flasin, si i kanë raportet me djemtë etj etj. Për detyrat e djemve, ecurinë e tyre në shkollë apo mardhëniet me shokët.
Interesant është një ditë në shtëpinë e çiftit Alice-Sarah.
Në Berlin, Weidel qëndron nën dritat e televizionit dhe mban fjalime rreth Gjermanisë, kufijve, migracionit dhe identitetit kombëtar. Qindra kilometra larg, jeta familjare vazhdon në një qytet zviceran, me Bossard dhe fëmijët e tyre.
Kontradiktat mes jetës së saj dhe ideologjisë që mbron e kanë bërë Weidel të jetë në qendër të komentatorëve politikë.
1) Ajo është një grua që drejton një parti, baza e së cilës ka miratuar një përkufizim të familjes të përqendruar te babai, nëna dhe fëmijët. Ndërkohë që vetë jeton në një partneritet me një person të të njëjtit seks.
2) Partner/i/ja i saj ka lindur jashtë Evropës dhe është adoptuar në Zvicër. Weidel është bërë një nga avokatet më të shquara të Gjermanisë për politika migracioni shumë më të rrepta.
3) Bossard ka punuar në një industri krijuese që shpesh shoqërohet me politikën liberale. Weidel drejton një parti që sulmon rregullisht atë që e konsideron elita kulturore progresive.
Por përshkrimi i marrëdhënies së tyre si asgjë më shumë se hipokrizi do të ishte gjithashtu shumë i thjeshtë.
Qeniet njerëzore rrallë i organizojnë jetën e tyre private sipas manifesteve të partisë.
Vetë Weidel i ka rezistuar sugjerimit se seksualiteti i saj duhet të diktojë politikën e saj. Ajo e ka paraqitur familjen e saj pikërisht si atë, familjen e saj, dhe jo si një deklaratë politike. Kur përballet me këtë kontradiktë të dukshme, ajo më parë ka argumentuar se familja ekziston kudo që ka fëmijë.
Bossard është më e pakapshme. Ajo nuk ua shpjegon marrëdhënien e saj gazetarëve, as nuk e ka shndërruar veten në një personazh të famshëm politik. Kjo heshtje i lë të huajt të përpiqen t’i përgjigjen një pyetjeje që ndoshta vetëm dy njerëz mund ta përgjigjen vërtet.
PËR ÇFARË FLASIN ALICE WEIDEL DHE SARAH BOSSARD NË SHTËPI?
A debatojnë ata për imigracionin? Për AfD-në? Për të drejtat LGBT? Për filmat në të cilët ka punuar Bossard?
Apo, pasi kamerat të jenë zhdukur dhe debatet politike të kenë mbaruar, a flasin ata pikërisht për të njëjtat gjëra si miliona çifte të tjera: fëmijët, shkollën, punën, darkën dhe kush harroi të blinte diçka?
Ndoshta kjo është arsyeja pse marrëdhënia e tyre mbetet kaq interesante.
Politika na inkurajon t’i ndajmë njerëzit në kategori të qarta. E majta dhe e djathta. Liberale dhe konservatore. Të brendshme dhe të jashtme. Tradicionale dhe moderne. Alice Weidel dhe Sarah Bossard refuzojnë të futen rehat në këto klishe. Njëra u bë një nga figurat më të fuqishme të së djathtës nacionaliste të Gjermanisë. Tjetra është një regjisore zvicerane, e lindur në Sri Lanka, e cila ka banuar në qarqe kulturore shumë larg botës stereotipike të AfD-së.
Megjithatë, ato kanë ndërtuar një jetë së bashku që ka zgjatur përmes transformimit politik, shqyrtimit publik dhe polemikave.
Çfarëdo që të mendosh për politikën e Alice Weidel, ka një mësim kurioz në atë histori private. Ideologjitë kërkojnë qëndrueshmëri. Njerëzit rrallë e ofrojnë atë.
Shpejt ajo mund të jetë Kancelarja e Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull