Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, 6 dhjetori ditë pushimi vetëm në Tiranë dhe 16 nivele sigurie

1 Minuta Lexim

Në kuadër të samitit me Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor data 6 do të shpallet ditë pushimi vetëm në Tiranë.

Për këtë event janë marrë dhe një sërë masash për të garantuar sigurinë dhe shmangur çdo incident.

Perimetri i sigurisë do të fillojë nga ura e Dajtit deri tek sheshi Nënë Tereza.

Për këtë do të jenë të angazhuara 16 nivele sigurie, përgjatë këtij perimetri.

Autoritetet do të pajisen me beixh-in përkatës dhe nuk do të lejohet kalimi i asnjë personi të paautorizuar.

Në Tiranë do të mbërrijnë rreth 45 delegacione të huaja.

Ndërkohë me datën 5 dhjetor do të mbërrijnë në Tiranë disa nga kryeministrat  e pranishëm në Samit për të zhvilluar vizita bilaterale dhe zyrtare me kryeministrin Rama. Ndërsa kryeministri grek do të zhvillojë me kryeminstrin Rama takim zyrtar më 7 dhjetor.

Më 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga Partia Demokratike  ku pritet ti bashkohet edhe Partia e Lirisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull