Janë hapur dyert e mortit në familjen e Hamdie Magashi, gruas shtatzënë e cila u vra nga 3 plumba në oborrin e maternitetit në Kosovë.
Pas ngjarjes makabre Sokol Halili ndodhet ende në arrati, ndërsa familja e 35 vjeçares ka hapur dyert e mortit.
Motrat e së ndjerës po qëndrojnë me frikë në shtëpinë e prindërve të tyre në fshatin Llugaxhi të Lipjanit sepse thonë se ish-burri i Hamides, Sokol Halili, i ka kërcënuar se do të hedhë tre bomba në shtëpinë e tyre.
Burbuqe Magashi, motra e 35 vjeçares ka rrëfyer për mediet në Kosovë dhe kalvarin e vujatjeve të së ndjerës gjatë bashkëjetës me bashkëshortin.
“Ishalla pshtojmë me mend. Motra me hangër dhe 35 vjet shumë e vështirë. Po kqyrim shteti çka bën tash. Mbrëmë s’kena guxu me flejt, policia janë kanë te dera, por nashta na vranë ai edhe motrën e vogël se u mbush në motrën e vogël, se motra e vogël e ka ndalë motrën Hamide në shtëpi. Se ai ka pas qef me mbajtë me dhunë motrën në shtëpi. Motra ka ndejt e martuar 3 muaj”, tha motra e së ndjerës për Gazetën Express.
Burbuqe Magashi deklaron se ish-burri i motrës së saj që u vra mbrëmë, i ka kërcënuar se do të hedhë tre bomba në shtëpinë e tyre në Llugaxhi të Lipjanit.
“Ai u sillë nëpër sokak, edhe ne u frikësojshim se thojke ka me jua gjuajt 3 bomba dhe kom me ja çu shtëpinë nockout. Thojke Shukrinë me burrë kam me mbytë edhe djalin tem”.