“A i refuzoni rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 dhe shpallni fituesin e vërtetë apo dëshironi zgjedhje të reja? Një mashtrim i madh i këtij lloji dhe përmasash bën të mundur shfuqizimin e të gjitha rregullave, rregulloreve dhe neneve, madje edhe ato që gjenden në Kushtetutë”, shkroi ai në rrjetin social Social Truth që themeloi pasi llogaria e tij në Twitter u pezullua, raporton CNN.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha të shtunën se komentet e Trump ishin “anatemë për shpirtin e kombit tonë dhe duhet të dënohen universalisht”.
“Nuk mund ta duash Amerikën vetëm kur fiton”, tha Bates në një deklaratë.
“Kushtetuta e SHBA është një dokument i shenjtë që për më shumë se 200 vjet ka garantuar se liria dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë në vendin tonë të madh. Kushtetuta bashkon popullin amerikan – pavarësisht nga partia – dhe liderët e zgjedhur betohen se do ta mbështesin atë.
Është monumenti i fundit për të gjithë amerikanët që dhanë jetën për të mposhtur despotët egoistë që shpërdoruan pushtetin e tyre dhe shkelën të drejtat elementare”, tha ai.