Alarm për bombë në avionin drejt Britanisë së Madhe, piloti bën ulje emergjente në Pragë

1 Minuta Lexim

Një avion që po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka devijuar për në Pragë pasi u ngrit alarmi për “bombë të mundshme” në bord.

Një ulje emergjente u bë në orën 22:50 të mbrëmjes së kaluar në aeroportin Vaclav Havel të Pragës.

Aeroporti shkroi në Twitter: “U raportua për një bombë të mundshme në bordin e një avioni.”

“Të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror aktualisht po kryhen nga policia e Republikës Çeke.”

Policët çekë dërguan në vendin e ngjarjes ekspertët e eksplozivëve, të cilët hetuan pajisjen e raportuar.

Aeroporti më vonë konfirmoi se “asnjë objekt i rrezikshëm nuk u gjet në aeroplan pasi inspektimeve.”

EasyJet është kontaktuar për një koment.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull