Ilir Meta lëshon gjuhën në protestë: T’i tregojmë vendin pjellës më bastarde të kësaj toke!

1 Minuta Lexim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti fjalimin e tij të shkurtër nga protesta e opozitës. Ai tha se ka mbaruar koha e fjalimeve dhe ka ardhur koha e veprimeve për “t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke”, një referim ky kundrejt kryeministrit të qeverisë, Edi Ramës.

Ilir Meta: Sot besoj se është shumë e qartë koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delinkuent dhe tradhtar. Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndien sot çdo familje shqiptare të shpopullimit, të përzënies të të rinjve, të rejave të këtij vendi përmes instalimit të jë regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Avdi Nelës liri  a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta për gjithë juve dhe liderit të PD, Prof. Dr. Sali Berishës. Liri, demokraci, Europa jemi ne!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull