Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij në Vlorë, 27-vjeçari mbërrin në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

1 Minuta Lexim

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj 27-vjeçarit Rildi Koçja, i cili plagosi të dielën në Vlorë me thikë vjehrrin e tij, 62-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe kunatin 30-vjeçar Albion Braushi.

Ai ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Ku pritet të njihet me masën e sigurisë ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 4 dhjetor, rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, pas një konflikti për motive të dobta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull