Regjimi iranian nuk fal askënd, 3 vite burg për mbesën e liderit suprem

1 Minuta Lexim

Regjimi iranian vijon të godasë me dorë të hekurt të gjithë kundërshtarët dhe tashmë përjashtim nuk bën askush ndonëse mund të jetë i afërt dhe më zyrtarët më të lartë.

Së fundmi një gjykatë dënoi me 15 vjet burg mbesën e liderit suprem, Ali Khamenei, aktivisten Farideh Moradkhani, dënim i cili më pas u reduktua në 3 vite.

Gruaja u arrestua më 23 nëntor. Në atë kohë ajo iu kërkoi vendeve që mbështesin lirinë të dëbojnë ambasadorët e Iranit kudo që ndodhen në mbështetje të këtij populli.

Farideh është vajza e Badri Hosseini Khamenei, motra e liderit suprem, e cila më pas dënoi dhe represionin e regjimit mbi protestuesit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull