Për herë të parë në 10 vite Putin thyen traditën, nuk do të mbajë konferencë vjetore për shtyp

1 Minuta Lexim

Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën e tij për shtyp këtë vit, pjesa më e madhe e së cilës u dominua nga ofensiva e Rusisë në Ukrainë, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini.

 

“Nuk do të ketë konferencë për shtyp para Vitit të Ri,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, pa përmendur një arsye specifike për anulimin e këtij viti.

Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2000 në Rusi, ka mbajtur një konferencë vjetore për shtyp çdo dhjetor për pjesën më të madhe të qeverisjes së tij. Vitin e kaluar, në fakt, presidenti rus foli për më shumë se katër orë dhe këtë vit do të jetë hera e parë në dhjetë vite që Putin nuk do të mbajë një konferencë për shtyp.

Mediat britanike thonë se masa e presidentit rus do të nxisë spekulime të reja për shëndetin e tij dhe duket se synon që Putini të shmangë pyetjet e pakëndshme në lidhje me dështimet e forcave të tij në frontin ukrainas.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull