Aldo Bumçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK për çështjen e Gërdecit.
Mësohet se Bumçi do të pyetet si person që ka dijeni për ngjarjen e rëndë. Bumci mbante postin e Ministrit te Drejtesise ne kohen kur ndodhi ngjarja e Gerdecit.
Në shpërthimin e madh që ndodhi në fabrikën e demontimit në Gërdec, më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Megjithatë, përgjegjësit kryesorë, nga Sali Berisha, tek djali i tij, nuk u gjykuan kurrë.