Putin, takim me presidentin kinez – zbulohen vendimet e rëndësishme që priten të merren për 5 vitet e ardhshme

2 Minuta Lexim

Vladimir Putin mund të mos mbajë fjalimin e tij vjetor të fundvitit, por ai do ta përmbledhë zhvillimet e vitit që lamë pas në një bisedë me homologun kinez Xi Jinping

Nuk ka gjasa që takimi të mbahet ballë për ballë, por në vend të kësaj do të përfshijë një video-konferencë.

Dyshja thuhet se pritet të diskutojnë atë që ka ndodhur gjatë vitit 2022, si dhe të përcaktojnë ndërveprimin politik mes dy vendeve për të paktën pesë vitet e ardhshme.

Kujtojmë se Putin dhe Xi Jinping kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë dy herë këtë vit, në shkurt dhe në shtator.

Kina ka qenë një aleate kyç për Rusinë dhe Moska ka të ngjarë të mbajë marrëdhënie të mira me ‘partnerin’ e saj.

Megjithatë, ka pasur disa indikacione se Kina nuk është plotësisht e kënaqur me mënyrën se si po shkon konflikti në Ukrainë. Për shembull, në nëntor, një zyrtar amerikan pretendoi se Pekini ishte “i zënë ngushtë” nga operacionet ushtarake të Rusisë.

Pekini ka vazhduar të blejë naftë të lirë nga Moska, por vazhdimisht ka mohuar të ketë ofruar armatime që Kremlini t’i përdorë për luftën në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull