Yuri Kim: Kreu i SPAK nuk duhet të zgjidhet nga ata që manipulojnë hetimet! Drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit

2 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dy ditë para se KLP të vendosë së kush do të zëvendësojë Arben Krajën, ambasadorja amerikane ka reaguar mëngjesin e sotëm me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se do ta ndjekin nga afër procesin.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, i cili pa frikë e favor do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet.

Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë.

Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, shkruan Kim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull