Tomor Alizoti nxjerr bllof Berishën: Edhe në kohën e Bashës, PD drejtohej nga Berisha. Partia jonë, shpellë shtrigash

3 Minuta Lexim

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se nuk ka pasur ndonjë kënaqësi për tu afruar në një parti politike.

Ai tha se kriza e liderave për mbajtjen e pushtetit në parti nuk është kriza e njerëzve, apo krizë ideologjike.

Alizoti duke folur në emisionin “drejt” nga Luana Rama, ka nxjerrë bllof Berishën, edhe pse sot është me të, duke konfirmuar se PD edhe në kohën e Bashës, drejtohej nga Sali Berisha.

“Unë nuk kam pasur ndonjë kënaqësi për tu afruar në parti, sepse janë shpella shtrigash. Është një lojë drejt pushtetit dhe është e vështirë që të ruhen principet. Pranova me Bashën, por nuk është se kisha ndonjë pritshmëri të madhe.

Unë mendova se kriza e partive politike, nuk është kriza e njerëzve, por është kriza e liderave. Edhe kriza Nano-Meta në PS ka qenë një krizë për mbajtjen e pushteti dhe jo për ideologji. Edhe në PD nuk është se ka pasur një krizë ideologjie, Basha nuk e kontrollonte më. Berisha ka qenë më i fuqishëm. Njerëzit e duan liderin e fortë”, tha ai.

Alizoti tha se në sytë e tij PD-ja nuk ka qenë kurrë e djathtë, sepse ka bërë më shumë vepra sociale se sa PS-ja, ndërsa shtoi se Berisha ka krijuar  në vend një berishizëm:

“Nuk mendoj se Rama është përfaqësues i mirë i ideologjisë së majtë apo liberale të majtë. Është kontroll pushteti në mënyrë shumë materialiste. As Berisha nuk është lideri i një së djathte, por në sytë e mi PD-ja nuk ka qenë kurrë e djathtë, sepse ka bërë më shumë vepra sociale se sa PS-ja.

Berisha ka arritur me aftësinë e tij politike të ndërtojë një frymë Berishe, që nuk mund ta përkufizoj. Ka qenë një lider me pushtet, me karizëm shumë të fortë dhe jo me pushtet të fortë. 

Ka qenë njeriu më pak i dhunshëm. Ka qenë karizmatik dhe ata që e kanë dashur e adhurojnë. Ndërsa nuk është ndërtuar një nanoizëm apo një ramizëm. Rama nuk është i fuqishëm nëse ikën nga politika, ndërsa Berisha është Berishë edhe pa politikën”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull