Gëzim Basha
Vizita e KM Grek, Qirjako Micotaqis, në disa fshatra të Minoritetit Etnik Grek në Jug të vendit, normalisht që u dha pjestarëve të këtij komuniteti një mundësi për të celebruar identitetin e tyre etnik me një dekor flamujsh grekë.
Ashtu duhej të ndodhte, ashtu duhet të jete, dhe ashtu ndodh në botën e qyteteruar.
Si pjesë e protokollit zyrtar, flamuri ynë kombetar, flamuri i BE-se, dhe flamuri Grek, ishin në sfond, pas dy kryeministrave dhe në ekspozim të barabartë nga çdo pikpamje.
Ata “analistë” mediash që dine të numerojne deri në 100, në vend të inventarizimit të flamujve, duhet të meren me një matematike tjeter!
Perse fshatrat e minoritetit vazhdojne të zbrazen?
Perse perqindja e policeve me origjine greke në minoritet është thuajse zero? (Në SHBA nuk mund të sherbesh ne policine e nje vendbanimi pa qene më parë rezident i atij vendbanimi.)
Sa Tepelenas janë punësuar si police në fshatrat e minoritetit Grek?
Perse ndihma financiare e qeverise greke për minoritaret në moshë pensioni ishte 3-4 herë më e madhe se sa pensioni i fituar në Shqipëri?
Sa do të riteshin pensionet në Shqipëri në se fondet publike nuk do të vidheshin prej qeveritarësh që jetojnë si gjuetarë paresh ?
Përse kur Tiranën e viziton Erdogani, aftësia e tyre për numërim flamujsh bëhet 1,2,3….pak!
Etj…etj…
Numëruesit e flamujve janë—siç do të thoshte Ernest Koliqi—tregëtarë flamujsh!