Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk kishte asnjë siguri që në veriun e Kosovës të rikthehej qetësia, pasi prej disa ditësh tashmë serbët kanë ngritur barrikada duke bllokuar rrugët.
Vuçiç u takua me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirje, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë këtë të martë. “Edhe nëse në një farë mënyrë arrijmë ta kalojmë këtë situatë, dhe nuk jam i sigurt që kjo do të ndodhë jo sepse nuk duam ne, por sepse është e pamundur që të flasësh me dikë që nuk do të flasë, që nuk do të dëgjojë asnjë argument”, tha Vuçiç.
Në përpjekje për të ruajtur paqen, promovuar paqen dhe arritjen e një kompromisi. E siç tha shenjtëria e tij Patriarku Porfirije, kemi mobilizuar të gjithë njerëzit dhe burimet tona”.
Të martën, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se Presidenti Vuçiç kishte urdhëruar mobilizimin e ushtrisë dhe policisë, pasi besonte se qeveria e Kosovës do të sulmonte veriun për të hequr barrikadat. Policia e Kosovës tha se i ka kapacitetet për të hequr barrikadat, por po pret miratimin e KFOR-it për të vepruar.
Sipas statistikave të fundit, rreth 50 mijë serbë jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, të cilët nuk pranojnë të njohin sovranitetin e Prishtinës dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.