Sipas MeteoAlb, vendi ynë prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku edhe të mërkurën pritet të kemi gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë.
Por pjesa e dytë e ditës do të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore. Ndërsa në zonat jugore do të ketë kalime më të pakta vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.