Ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës shi i herëpashëm me intensitet të ulët në bregdet.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 10°C
në zona e ulëta 1 deri 16°C
në zona bregdetare 5 deri 16°C