Dashi – Mos bëni blerje të pamenduara, edhe nëse dikush jua shet si ofertë sepse duhet ta vlerësoni dhe të kryeni një kërkim mbi të. Dielli formon një kënd me Chiron dhe kjo do të thotë se duhet të bëni paqe me dikë që nuk flisni më.
Demi – Vetëm se dikush ju thotë që diçka është e vërtetë, nuk do të thotë se duhet ta merrni të mirëqenë. Verifikoni çdo informacion sepse lidhja e çuditshme e Neptunit prek edhe fjalët që ju vijnë nga miqtë. Nga ana tjetër, aspekti krijues dhe romantik ndriçohet sot ndaj diçka e mirë do të dalë nga kjo.
Binjakët – Nëse dikush ju thotë diçka në mirëbesim, mbajeni për vete edhe pse mendoni që nuk ka asnjë dëm po ta ndani me të tjerë. Lidhja e Hënës dhe Mërkurit me Neptunin thotë që mund të nxirrni sekrete edhe padashur, ndaj kini kujdes, sidomos nëse e keni të rëndësishme të ruani marrëdhënie të mira me dikë.
Gaforrja – Mos u zmbrapsni nëse po kërkoni të diskutoni diçka të rëndësishme. Nëse e dini rezultatin, atëherë qëndrojini edhe nëse të tjerët nuk e miratojnë. Mund të përdorni joshjen, por zgjidhja dhe kompromisi duhet të përputhen me parimet tuaja kështu që këtë herë fiton integriteti.
Luani – Jini të kujdesshëm me financat sepse keni më shumë gjasa të humbisni se sa të fitoni. Zakonisht jeni shumë të përmbajtur, por këtë herë mund të ngacmoheni nga dëshira për të shpenzuar. Pyesni edhe për gjëra që duken sepse atëherë do të jeni të sigurt se për çfarë bëhet fjalë dhe cili do të jetë hapi i radhës.
Virgjëresha – Një romancë po hap flatrat dhe duket e përsosur, por nëse ndieni se diçka nuk shkon, besojini instinktit. Një lidhje planetare sot mund t’ju mashtrojë dhe s’do i shihni dot disa të meta. Pak shkëputje mund t’ju japë këndvështrimin e duhur për ta vlerësuar këtë marrëdhënie potenciale dhe të merrni vendimin e duhur. Merreni me ngadalë dhe shihni si do shkojë.
Peshorja – Mund të jetë veç fillimi i javës, por Hëna është në një zonë personale ndaj ju duhet pa kohë vetëm për të mbledhur veten. Nëse gjendeni në mes të një ngatërrese, është e rëndësishme të ndani prioritetet dhe të shijoni një javë më të suksesshme. Edhe 30 minuta mund të jenë doza e duhur për të pasur siguri mbi qëllimet tuaja.
Akrepi – Jeni të gatshëm për të ndihmuar dikë, por a janë të pastra qëllimet tuaja? Po prisni diçka në këmbim? Nëse po jepni thjesht prej dëshirës, atëherë personi tjetër do ta kuptojë dhe do jua kthejë mbrapsht. Në të kundërt, bëni mirë të jeni i hapur për atë që doni.
Shigjetari – Hëna në Dem kërkon të jeni realistë për mundësitë tuaja me suksesin. Me hyrjen e Neptunit mund të ëndërroni për të arritur më shumë se sa është e mundur apo të imagjinoni se diçka do të shkojë në mënyrë të përsosur, edhe pse shanset janë të pakta. Nuk do të jetë aq mirë sa prisni, por as edhe keq ndaj mund të gjeni një rrugë të mesme që të funksionojë.
Bricjapi – Planetet në shenjën tuaj janë inkurajues, edhe pse Mërkuri në prapavijë do të thotë se keni më shumë nevojë për kohë që gjërat të marrin për së mbari. Me Neptunin në veprim, duhet të kontrolloni faktet, informacionet dhe çfarëdo të dhëne të rëndësishme për të mos humbur asgjë prej pakujdesisë.
Ujori – Përqendrimi në një zonë të qetë mund t’ju lehtësojë jetën. Merrni pak kohë për veten dhe për të bërë çfarë ju pëlqen që të rikarikoheni. Burime të reja energjie mund t’ju sjellin ide dhe këndvështrime të reja për të zgjidhur çështjet ose shqetësimet që rrinë në mendjen tuaj.
Peshqit – Prapavija e Mërkurit dhe Hëna lidhen me Neptunin ndaj mos besoni çdo gjë që dëgjoni. Duhet të bëni kërkimet tuaja për të gjetur të vërtetën dhe të keni kujdes sepse çdo keqkuptim mund t’ju sjellë probleme. Ana juaj krijuese do të lulëzojë kështu që përdoreni për të bërë gjëra të bukura.