Disa persona të shoqëruar pas aksionit të forcave operacionale në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se aksioni ka qenë pa paralajmërim bazuar në disa indicie për ngjarjet e fundit kriminale në vend për kapjen e personave në kërkim.
Nuk dihet nëse ka persona të ndaluar, por flitet për disa të shoqëruar.
Janë kontrolluar 3 automjete luksoze në të cilat ndodheshin disa persona që janë shoqëruar nga forcat operacionale.