Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, deklaroi gjatë një interviste për Euronews se SPAK nuk është ende në nivelin ku duhet të jetë.
Braho theksoi se ndihet i shqetësuar për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme dhe apeloi për rezultate nga ky institucion.
“Jam shumë i shqetësuar për veprimtarinë dhe vazhdimësinë e SPAK-ut. Unë jam jurist i vjetër, kam parë shumë dhe kam lexuar shumë, përvoja e këtyre viteve të fundit tregon se edhe demokracitë janë rregulluar kur kanë vënë në plan drejtësinë pastaj strukturat e shtetit.
SPAK-u a të them ka dështuar s’ma bën zemra, por nuk është aty ku duhet të jetë. Presim shumë nga SPAK-u dhe jo me deklarata nga zonja Kim”, tha Braho.