Disa persona janë shoqëruar gjatë aksionit të forcave operacionale dhe RENEA në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Operacioni është zhvilluar pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend, për kapjen e personave në kërkim.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të arrestuar, por policia vetëm ka shoqëruar disa në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Janë kontrolluar 3 automjete luksoze në të cilat ndodheshin disa persona që janë shoqëruar nga forcat operacionale.