Manastirliu: Investime madhore në 10 spitale, aparatura mjekësore të teknologjise së lartë në 18 spitale e poliklinika

2 Minuta Lexim

Investimet në strukturat spitalore, aparatura dhe teknologji kanë qenë disa nga prioritetet kryesore dhe të realizuara gjatë vitit 2022. Siç ka deklaruar ministrja Manastriliu, kryeqyteti sot ka Pediatrinë e re ndërkohë që Spitali Infektiv në QSUT u rindërtua në një kohë rekord dhe është vënë në shërbim të pacientëve.

“Laçi aktualisht ka spital të ri, në Berat është inaguruar Materniteti, në Elbasan Spitali Pediatrik si dhe Qendra e Zhvillimit dhe Mirerritjes se Femijeve është vënë në shërbim të specialistëve dhe fëmijëve. Në serinë e investimeve janë edhe shërbime të tjera të rëndësishme si, blloku kirurgjikal në spitalet rajonale te Shkodres dhe maternitetit “Koco Gliozheni etj”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se 18 spitale dhe poliklinika në vend janë pasuruar me pajisje te reja biomjekësore dhe katër skanera, të cilat rrisin gamën e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe me teknologji të fjalës së fundit. QSUT në Tiranë tani ka angiografi të re dhe aparatura të fjalës së fundit për okulistiken dhe për matjen e densimetrisë kockore kanë shkuar në katër spitale rajonale në vend.

Urgjencës paraspitalore i është shtuar një flotë e re prej 20 autoambulancash të reja të cilat kanë rritur jo vetëm floten motorrike, por edhe cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull